Sport

Kosova me tri xhudiste në Evropian

Descriptive Text

Kosova do të paraqitet me tri xhudiste në kampionatin evropian që do të nisë nesër.

Për Kosovën do të garojnë Distria Krasniqi (deri 48 kilogramë), Flaka Loxha (deri 57 kilogramë) dhe Loriana Kuka (deri 78 kilogramë).

Distria Krasniqi e Flaka Loxha garojnë nesër, ndërsa Loriana Kuka pasnesër. Po pritet medalje nga xhudistet e Kosovës në këtë Evropian që mbahet në Pragë të Çekisë.