Sport

Barcelona i beson Dembeles, do t’ia japë edhe një mundësi

Barcelona dëshiron ta mbajë në skuadër Ousmane Dembelen.

Klubi katalunas thuhet se është i gatshëm t’ia japë edhe një mundësi sulmuesit për të dëshmuar veten.

Madje, drejtuesit e klubit spanjoll i kanë ofruar vazhdimin e kontratës Dembeles.

Francezi ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022, përderisa krerët e klubit i kanë ofruar kontratë dyvjeçare.

Francezi vitet e fundit i ka kaluar duke u shëruar nga lëndimet, mirëpo këtë edicion e ka nisur në mënyrën më të mirë, duke shënuar tre gola dhe një asistim.