Sport

Sahiti: Nuk e patëm fatin ta ruajmë rezultatin

Zëvendës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka deklaruar pas humbjes nga Sllovenia se janë të kënaqur me angazhimin e lojtarëve në ndeshjen e sotme, duke shtuar se nuk patën fatin ta ruajnë rezultatin.

Sahiti ka thënë se duhet analizuar penalltinë e dhënë dhe ndërhyrjen ndaj Hekuran Kryeziut, derisa ka shtuar se kanë punuar në kthimin e mentalitetit fitues.

“Kjo pandemia na ka penalizuar neve, pa dyshim edhe tjerat, por ne e patëm fatin më të keq. Do të dalim nga kjo situate. Jemi të kënaqur me angazhimin dhe reagimin e ekipit sidomos pas ndeshjes ndaj Shqipërisë”, ka thënë ndër të tjera ai.