Sport

Vdes ish-portieri Clemence

Descriptive Text

Ish-portieri anglez, Ray Clemence, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u dha të dielën ndërsa ai ishte pjesë e Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Familja e Clemence ka deklaruar se ai ka shkuar nga kjo botë në mnëyrë paqësore, i rrethuar nga njerëzit e dashur të tij.

“Pas një lufte të fortë, për një kohë të gjatë, ai tash është në paqe”, thuhet në reagimin e tyre, shkruan bbc.

Clemence ishte diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2005. Ai kishte fituar pesë tituj në futbollin anglez dhe tre tituj evropian me Liverpoolin në vitin 1967 dhe 1981.

72-vjeçari kishte luajtur në 470 ndeshje me Liverpoolin përpara se t’i bashkohej Tottenhamit. Më këtë të fundit kishte 330 paraqite.