Sport

Hamilton për herë të shtatë kampion i Formula 1, barazon rekordin e Schumacherit

Lewis Hamilton i Mercedesit e ka fituar për herë të shtatë titullin e kampionit në Formula 1, duke e barazuar rekordin e legjendës Michael Schumacher.

Hamilton të dielën në garën në Turqi triumfoi, duke lënë pas Sergio Perezin e Racing Point dhe Sebastian Vettelin e Ferrarit.

Fitorja ishte e mjaftueshme për të siguruar titullin e shtatë të kampionit, pasi personi i vetëm që mund ta arrinte Hamiltonin, Valtteri Bottas, përfundoi i 14-i.

Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tri gara, ndërsa Hamilton ka një epërsi të paarritshme prej 110 pikëve.