Sport

Ndeshja Koreja e Jugut – Katar në dyshim pasi gjashtë lojtarë janë infektuar me koronavirus

Foto: Reuters
 

Gjashtë lojtarë dhe një anëtar i stafit të skuadrës së Koresë së Jugut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus para miqësoret të së shtunës të cilën e humbi 3:2 ndaj Meksikës, kështu që përballja e të martës me Katarin është në dyshim, raporton agjencia Reuters.

Agjencia Yonhap ka raportuar se fillimisht katër lojtarë të Koresë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitivë 20 orë para përballjes miqësore me Meksikën në Austri.