Sport

Shqipëria U21 në epërsi ndaj Kosovës U21

Descriptive Text

Shqipëria U21 ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropian për këtë grupmoshë.

Ishte mesfushori Enis Cokaj ai që shënoi në minutën e 35 të ndeshjes, transmeton KOHA.

Kosova ka më tepër topin në këmbët e veta, megjithatë Shqipëria është ajo që ka krijuar rastet, me tre tentime kundrejt portës së “Dardanëve”.

“Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” janë në Grupin 3, së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.