Sport

Të gjithë në përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll rezultojnë negativë në testet për koronavirus

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll i ka pranuar rezultatet e testit për koronavirus dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN menaxheri i përfaqësueses Zgjim Sojeva.

Kosova i luan dy ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2021. Të parën e ka nesër kundër Shqipërisë në “Fadil Vokrri”, derisa të dytën në udhëtim kundër Turqisë më 17 nëntor.