Sport

Uzuni i lumtur me golin

Sulmuesi anësor shqiptar Myrto Uzuni është ndarë i kënaqur me golin e realizuar ndaj Kosovës në miqësoren në Elbasan sot.

Uzuni është kthyer te Shqipëria pas një mungese në ndeshjet e tetorit për shkak të infektimit me koronavirus. Ai realizoi golin e dytë të Shqipërisë në miqësoren ndaj Kosovës.

“Jam i lumtur që kam shënuar, pasi goli më ka munguar për një kohë. Më vjen mirë që u ktheva në këtë mënyrë pas koronavirusit. Nuk jam në formën më të mirë fizike por mendoj se pata një paraqitje të mirë në përgjithësi. Pas kësaj miqësoreje, do të fokusohemi te dy ndeshjet e Ligës së Evropës, të cilat synojmë t’i fitojmë”, tha Uzuni.