Sport

Muriqi: Pres fitore në ndeshjet e radhës, t’i japim fund serisë negative

Foto: Driton Paçarada / KD

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, thotë se nuk ka qenë me rëndësi rezultati në miqësoren e sotme me Shqipërinë. Ai pret që t’i rikthehet Kosova fitoreve në ndeshjet e radhës me Slloveninë e Moldavinë, e t’i jap fund serisë negative prej nëntë ndeshjeve pa fitore.

Muriqi ka realizuar golin e vetëm të Kosovës në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ai realizoi nga penalltia, ndërsa luajti për Kosovën pasi mungoi në disa ndeshje të fundit.

“U ndjeva mirë pasi më kishte marrë malli shumë për fanellën e Kosovë që më ka munguar shumë. Tash po e marr veten edhe fizikisht dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme do të kthehet Vedati i mëparshëm. Ishte një ndeshje e mirë fizikisht dhe nuk ishte me rëndësi rezultati dhe pres që në ndeshjet e ardhshme të shënojmë fitore dhe t’i japim fund kësaj serie negative që e kemi pasur”, tha Muriqi.