Sport

Barça e mban Dembelen

Barcelona po planifikon ta mbajë në skuadër Ousmane Dembelen.

Lëndimi i Ansu Fatit ka bërë që drejtuesit e klubit t’i japin edhe një mundësi sulmuesit të krahut në këtë edicion.

Dembele është lidhur vazhdimisht me një largim nga skuadra spanjolle pas problemeve të shumta me lëndimet.

Por trajneri Ronald Koeman thuhet se ka vendosur t’i ofrojë edhe një rast francezit për ta treguar veten.

Ai këtë edicion ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tri gola dhe asistuar një herë.