Sport

Ahmeti vendos rekord në garën ku s'ishte në konkurrencë

Edis Ahmeti vazhdon të jetë rekordmen i Kosovës në disiplinën më atraktive të atletikës - në vrapim 100 metra. Por rekordi i Ahmetit nuk është më 10.97 sekonda, kohë që e arriti para një viti për të thyer rekordin 30-vjeçar të Kosovës në 100 metra vrapim, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten, atleti i klubit Trepça ka vendosur rekordin e ri të Kosovës, pasi vrapoi për 10.78 sekonda. Si para një viti, Ahmeti rekordin e vendosi në Elbasan, në kuadër të kampionatit kombëtar të Shqipërisë për të rritur. Të enjten e të premten është mbajtur kampionati i 79-të i Shqipërisë në atletikë për të rritur, ndërsa në të morën pjesë edhe atletë të Kosovës, por që garuan jashtë konkurrencës.

Jashtë konkurrencës ishin për kampionatin e Shqipërisë, por rezultatet e atletëve kosovarë regjistrohen dhe janë të vlefshme. I vlefshëm është edhe rekordi i Ahmetit, mitrovicasit që vlerësohet se shpejtësinë e ka të lindur. Ndonëse jashtë konkurrencës për titull, Ahmeti është shkëputur herët prej vrapuesve të tjerë dhe më nuk ka shikuar prapa. Ka arritur në finish disa metra larg përcjellësit të parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.