Sport

Kosova niset plot optimizëm për në Shkodër

Optimizëm të madh kanë shfaqur lojtarët e përfaqësueses së Kosovës të premten pasdite, pasi përfunduan stërvitjen dhe para se të merrnin rrugë për në Shkodër. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është stërvitur për të dytën ditë rresht në fushën e butë të stadiumit "Riza Lushta" në Mitrovicë dhe njëjtë si të enjten pasdite pati përkrahjen e vazhdueshme të qindra shikuesve, shkruan sot Koha Ditore.

Te Kosova janë shprehur të gatshëm për ndeshjen ndaj Turqisë që e luajnë të dielën nga ora 20:45 në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit të shtunën (sot) e zhvillojnë stërvitjen e fundit, në stadiumin ku luhet ndeshja. Grumbullimi që nisi të hënën është përcjellë me disa telashe shëndetësore të lojtarëve.

Kështu Benjamin Kololli nuk është paraqitur fare për shkak të një lëndimi, ndërkohë është lënduar edhe ish-kapiteni Anel Rashkaj, i kthyer në përfaqësuese pas një kohe të gjatë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.