Sport

Uzuni shkëlqen në Hungari, sulmuesi shqiptar rikthehet me gol dhe asistime

Myrto Uzuni është kthyer në formën e tij më të mirë pasi kaloi koronavirusin.

Futbollisti i Shqipërisë ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij hungareze Ferencvarosh ndaj Mezokovesd-Zhori, me rezultatin 3:0.

25-vjeçari asistoi në golin e parë dhe të dytë përderisa shënoi të tretin në minutën e 45-të.

Ky është goli i parë i Uzunit në kampionatin hungarez me Ferencvaroshin.