Sport

Bayerni fiton ngushtë klasiken gjermane

Bayern Munich ka fituar 3:2 klasiken gjermane ndaj Borussia Dortmundit në xhiron e shtatë të Bundesligës.

Dortmundi vendas realizoi i pari në ndeshje. Marco Reus ia dha epërsinë Dortmundit në minutën e 45-të. Por në minutat shtesë të pjesës së parë rezultatin e barazoi David Alaba.

Në fillim të pjesës së dytë Robert Lewandowski kaloi kampionin gjerman dhe evropian në epërsi, para se Leroy Sane të dyfishonte epërsinë në minutën e 80-të. Erling Haaland shënoi golin e fundit të ndeshjes tre minuta më pas.

Bayerni mbetet lider me 18 pikë. Dortmundi është i treti me 15. Në vend të dytë është Leipzigu me 16.