Sport

KFF Mitrovica eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në futboll te femrat, KFF Mitrovica i ka dhënë fund ëndrrës evropiane pasi është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Futbollistet mitrovicase, të mërkurën kanë pësuar humbje në udhëtim nga kampioni i Austrisë, skuadra e St. Poltenit. Ndeshja e luajtur të mërkurën në stadiumin “NV Arena” ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të ekipit vendas, që i vazhdon garat në raundin tjetër.

Një gol në pjesëlojën e parë dhe një tjetër në pjesëlojën e dytë, i kanë mjaftuar ekipit nga Austria për ta fituar këtë ndeshje.

Mesfushoret Jennifer Klein (26’) dhe Jasim Eder (61’) nga penalltia, shënuan për triumfin e St. Poltenit