Sport

Lushtaku thotë se te Prishtina ka probleme të brendshme

Trajneri i futbollit, Tahir Lushtaku, ka thënë në “Sportin Total” të KTV-së se Prishtina ka probleme të brendshme në ekip.

Sipas tij, nuk guxon ti ndodhë Prishtinës që t’i humb tri ndeshje rresht.

“Te Prishtina po shihet se ka probleme të brendshme në ekip. Sa kam mundur të shoh, nuk kisha dashtë me ja hedh fajet trajnerit, pasi ne e dimë se si funksionon Prishtina. Nuk jam i asaj që të ndërrohen trajnerët shumë shpesh. Është kryelajm negativ kur Prishtina i humb tri ndeshje radhazi. Nuk guxon Prishtina t’i humb tri ndeshje rresht dhe të mos veprohet në thellësi për të parë se çka po ndodhë”, ka thënë Lushtaku.

Prishtina, të dielën humbi nga Drenica me rezultat 2:1.