Sport

Wilder vazhdon me seri mbresëlënëse të nokauteve

Descriptive Text

Kampioni i botës Deontay Wilder nuk tregoi eksplozivitetin e tij të zakonshëm, madje nuk po e përdorte shumë as dorën e tij të djathtë në të cilën ishte operuar para disa muajve. Dhe më në fund lëshoi një “bombë të madhe” me të djathtën në raundin e pestë.

Ishte goditja më e mirë e Wilderit dhe ishte shkatërruese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Goditja me të djathtën, pasuar nga një e majtë, e përplasi kundërshtarin Gerald Washington për litar e më pas në dysheme. Ishte në fakt fillimi i fundit për Washingtonin.

Kundërshtari nuk ishte në gjendje të mbronte veten dhe meçi i zhvilluar të shtunën mbrëma në “Legacy Arena” në Birmingham të Alabamas përfundoi me fitore të Wilderit me nokaut teknik në raundin e pestë, i cili e mbrojti titullin e botës në versionin WBC në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

“Unë e dija se ai do të hynte i entuziazmuar në një luftë për titull bote. Thjesht e mbajta qetësinë dhe gjeta ritmin tim. E dija se do të lodhej, dhe kur ndodhi kjo unë e shfrytëzova rastin. Gjithçka kishte të bënte me gjetjen e momentit. Unë jam shumë i mençur në ring kur vjen te përdorimi i taktikave të ndryshme”, ka thënë Wilder... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.