Sport

Hendbollistet kosovare i pret fundjavë e rëndësishme

Descriptive Text

Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës pritet të përcaktojë se cila prej këtyre dy përfaqësueseve do të fitojë Grupin B të raundit të parë kualifikuese për evropianin e vitit të ardhshëm dhe kështu të kalojë në raundin e dytë.

Kjo ndeshje e hendbollit të femrave do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në palestrën e vogël në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe është e fundit e Grupit B të raundit të parë kualifikues, shkruan sot Koha Ditore.

Në raundin e parë kualifikues paraqiten gjashtë përfaqësueset më të dobëta që kanë shprehur interesim për të garuar. Në Grupin A janë Finlanda, Ishujt Faroe dhe Greqia. Në Grupin B pos Kosovës e Izraelit është edhe Gjeorgjia.

Turneu i Grupit B zhvillohet në Kosovë, ndërsa ndeshja e parë ndërmjet Gjeorgjisë dhe Izraelit luhet të premten (sot) nga ora 18:00 në Gjakovë. Të shtunën, Kosova takohet me Gjeorgjinë nga ora 18:00 në Prishtinë, ndërsa ndeshja vendimtare ndërmjet Izraelit dhe Kosovës luhet të dielën nga ora 17:00 po në Prishtinë. Vetëm fituesi i grupit kalon tutje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.