Sport

Alissoni pritet t’i kthehet Liverpoolit në fund të muajit

Alisson Becker mund të kthehet më herët sesa ishte menduar. Portieri i Liverpoolit, që pësoi një lëndim në shpatull, mungoi në dy ndeshjet në Premierligë.

Por, sipas mediave angleze, Alisson është rikthyer në stërvitje me klubin, por nuk është i gatshëm ende për lojë.

Megjithatë, stafi mjekësor i klubit anglez ka bërë të ditur se Alisson mund të rikthehet në ndeshjen ndaj West Hamit më 31 tetor.

Përveç Alissonit, te Liverpooli shkaku i lëndimeve mungon edhe Virgil Van Dijk, ndërsa në dyshim mbetet edhe mesfushori Thiago Alcantara.