Sport

SkySports: Celina kërkohet nga dy skuadra angleze

Descriptive Text

Anësori kosovar i Manchester Cityt, Bersant Celina, po kërkohet nga dy skuadra të Championshipit anglez.

Siç raporton SkySports, Ipswichi dhe Boltoni kanë nisur diskutimet me Cityn për mundësinë e huazimit për një sezon të reprezentuesit të Kosovës, transmeton Koha.net.

20-vjeçari sezonin e fundit ishte huazuar te Twente dhe realizoi pesë gola e arriti pesë asistime në 27 paraqitje për klubin holandez.

Ai iu bashkua Cityt në vitin 2012 nga Stromsgodset dhe debutoi për ekipin e parë dy vjet më pas.