Sport

UEFA zgjedh golin e Hadërgjonajt si më të mirin

Descriptive Text

Goli i Florent Hadërgjonajt ndaj Maqedonisë së Veriut është zgjedhur goli më i mirë i play-offit në Ligën e Kombeve.

Hadërgjonaj shënoi golin e vetëm në humbjen prej 2 me 1 ndaj Maqedonisë Veriore, transmeton KOHA.

Ai është shprehur shumë i lumtur që UEFA ka vlerësuar golin e tij si më të mirin.

“Ndjenjë e papërshkruar kur shënon gol për vendin tënd, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve”, ka shkruar Hadërgjonaj.