Sport

Garë e “ashpër” për çmimin e “Golden Boy” 2020

Jadon Sancho e Erling Haaland të Dortmundit janë në mesin e emrave në listën finale për çmimin “European Golden Boy” për vitin 2020.

Janë konfirmuar 20 finalistët për këtë çmim që jepet nga gazeta Tuttosport, e cila e jep topin e artë për futbollistin më të mirë nën moshën 21 vjeçare, transmeton KOHA.

Ky çmim do të ndahet më 14 dhjetor.

Lionel Messi, Paul Pogba, Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt janë në mesin e yjeve që e kanë rrëmbyer këtë çmim.

Së fundmi “Golden Boy” ishte shpallur Joao Felix i Atletico Madridit, pas shpërthimit të tij me Benfican.

E në këtë edicion zhvillohet një garë e ashpër ndërmjet talentëve më të mëdhenj në botën e futbollit, përfshirë këtu edhe Andu Fatin e Barcelonës, Phil Fodenin e Manchester Cityt, Alphonso Daviesin e Bayernit, Vinicius Juniorin e Realit e Sandro Tonalin e Milanit.

Lista e plotë është kjo:

Image