Sport

Leon Dajaku shënon sërish për Bayernin II, që barazoi me Uerdingenin

Bayern Munichu II e fitoi një pikë në udhëtim tek Uerdingeni i Dyseldorfit, falë një goli të shënuar nga Leon Dajaku në pjesën e dytë. Ishte edhe pika e vetme e fituar në udhëtim në këtë edicion për bavarezët.

Takimi i zhvilluar të shtunën përfundoi baras, 1:1.

Sulmuesi shqiptar, 19-vjeçari Dajaku, realizoi me kokë në minutën e 53-të për mrekulli, raporton KOHA.

Për Dajakun ishte goli i dytë i sezonit në katër duelet e para të këtij sezoni.

Sidoqoftë, vendësit shënuan për golin e barazimit vetëm pesë minuta më vonë nëpërmjet Muhammed Kipritit.

Bayerni II i Dajakut aktualisht zë pozitën e 10-të me pesë pikë të fituara. Ka një fitore, një barazim e dy humbje.