Sport

Dembele stërvitet i veçuar

Ousmane Dembele po synon ta fitojë besimin e trajnerin Ronald Koeman këtë sezon.

Sulmuesi anësor ishte lidhur me një largim nga Barcelona, por transferimi i tij në një skuadër tjetër dështoi.

Dembele, që është përballur me lëndime të shumta që prej ardhjes te Barcelona, po kërkon ta fitojë një vend në formacionin titullar, transmeton KOHA.

Sulmuesi francez së fundi është parë duke stërvitur individualisht në kampin katalunas. Dembele, përkundër se skuadra i kishte dhënë pushim, ka vendosur të stërvitet për ta rikthyer formën.

23-vjeçari ka luajtur vetëm 21 minuta në këtë kampionat ndaj Villarealit në La Liga.

Ai është përballur edhe me lëndime të shumta.