Sport

Challandes: Kemi folur para dy vitesh për një ndeshje të madhe, jemi gati

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se me futbollistët e tij ka folur për një ndeshje të madhe, siç është ndeshja që do të luhet të enjten.

Ndeshja në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet të enjten në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

“Kemi folur për një ndeshje të tillë para dy vitesh, jo si cak, por si një ndeshje potenciale. Tash ëndrrën mund ta prekim, por nuk jemi në situatën më të mirë, por ne do t’i përballojmë me forcë këto situata për t’i kthyer në favorin tonë. Unë jam optimist dhe jemi gati për të arritur ta realizojmë ëndrrën. Koha po kalon, ndeshja është afër, pra do të luhet nesër dhe ne jemi gati”, ka thënë Challandes në konferencën për media të mbajtur në Shkup.