Sport

Lazio liron Muriqin për të luajtur për Kosovën

Foto: Reuters

Sulmuesi Vedat Muriqi është liruar nga klubi i tij, Laizo, që të luajë për Kosovën në ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e Kombeve, ndaj Maqedonisë së Veriut, më 8 tetor.

Klubi përmes Twitterit ka publikuar listën e lojtarëve që do të lirohen për ndeshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe sulmuesin e ri kosovar.

Muriqi do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet me Maqedoninë dhe për dy takimet pasuese ndaj Sllovenisë dhe Greqisë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

26-vjeçari iu bashkua sivjet Lazios pas transferimit nga Fenerbahçe. Së fundmi kaloi edhe koronavirusin, ndërsa ka vuajtur nga një lëndim i lehtë në javët e fundit.