Sport

Statovci: Rrahmani do të jetë mungesë e madhe

Trajneri i futbollit Faruk Statovci ka thënë se mungesa e Amir Rrahmanit për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, do të jetë e madhe. Kjo ndeshje luhet të enjten në Shkup, në kuadër të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

“Secili futbollist është i nevojshëm për Kosovën dhe në këtë momente nëse mungon një Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, do të jetë mungesë e madhe. Secili lojtar e ka vendin e vet dhe nëse këta dy nuk do të jenë pjesë e kësaj ndeshje, do të jetë mungesë e madhe. Mungesa e Amir Rrahmanit do të jetë e madhe. Nuk kemi pasur rezultate të mira, pro shpresojmë të kemi rezultat të mirë kundër Maqedonisë për të arritur suksesin historik”, ka thënë Statovci në emisionin Sporti Total.