Sport

Bunjaki: Jo vetëm Kosova, por e gjithë bota e futbollit nuk është në momentet më të mira

Ish-përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se jo vetëm Kosova, por e gjithë bota e futbollit shkaku i pandemisë së koronavirusit, nuk është në momentet më të mira.

Kujtojmë që Kosova nuk ka fituar asnjë prej pesë përballjeve të fundit. Ndeshjan më të rëndësishme e luan të enjten në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej në mars të këtij viti, por u shty për shkak të përhapjes masive të COVID-19. “Futbolli nuk është në momentin më të mirë, jo vetëm Kosova. Është një problem më i gjerë. Ishte mirë që kjo ndeshje të luhej në periudhën kur Kosova po kalonte formë të mirë”, ka thënë Bunjaki në emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.