Sport

S’ka fitues në ndeshjen Lazio – Inter

Foto: Reuters

Lazio e Interi ka ndarë pikët në derbin e javës së tretë në Serie A.

Rezultati final i këtij takimi ishte një me një, transmeton KOHA.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes sulmuesit Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e 30 pas asistimit nga Perishiqi.

Kurse shifrat i barazoi mesfushori serb, Milinkoviq-Saviq, pas asistimit nga Acerbi në minutën e 55.

Kur po luhej minuta e 69 Lazio mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me të karton të kuq u ndëshkua Ciro Immobile.

E me të kuq u ndëshkua edhe Sensi i Interit, në minutën e 86.