Sport

Juve gjen zëvendësuesit e Bonuccit

Juventusi raportohet se është duke bërë gati një listë me zëvendësues potencial për mbrojtësin Leonardo Bonucci, nëse futbollisti vendos të largohet gjatë verës.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kampioni italian ka shfaqur interesim për yllin e Lazios Stefan de Vrij. Opsion mbetet edhe qendërmbrojtësi i PSG-së, Marquinhos.

Bonucci ka zgjuar interesim të disa skuadrave angleze, ndërsa ditë më parë u raportua se Juve është e hapur për largim të tij nëse merr një ofertë mbi 55 milionë euro.