Sport

Wilder largon trajnerin Mark Breland, në prag të meçit të tretë me Furyn

Deontay Wilder ka larguar trajnerin Mark Breland, pasi ky i fundit kishte hedhur peshqirin në meçin ndaj Tyson Furyt, në muajin shkurt, raporton The Sun. 

Wilder ka konfirmuar largimin e trajnerit të tij pasi dëshiron freski, në prag të meçit të tij ndaj Furyt, transmeton KOHA.

Boksieri amerikan pritet të përballet me Furyn në vitin tjetër në Los Angeles, megjithatë ende është në pritje të datës së saktë.

Në meçin e dytë Wilder ishte vetëm hije e paraqitjes nga meçi i parë i cili kishte përfunduar me barazim.

Wilder ka mbajtur titullin e botës në pesha të rënda WBC për pesë vjet.

Breland ka qenë për 12 vjet trajner i 34 vjeçarit, në gjithë karrierën profesionale të Wilderit.

Por, Wilder po shpreson se me këtë ndryshim karriera e tij do të marrë drejtim tjetër, derisa synon ta rikthejë titullin WBC nga Tyson Fury.

{gallery}