Sport

Pogba mbetet tek Unitedi

Foto: Reuters

Paul Pogba dëshiron të qëndrojë te Manchester Unitedi.

Mesfushori francez që ishte lidhur me një largim nga “Djajtë e Kuq”, ka vendosur ta vazhdojë kontratën, transmeton KOHA.

Sipas mediave në Ishull, lojtari ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2021.

Klubi anglez i ka ofruar kontratë katërvjeçare Pogbas. 27-vjeçari në sezonin e ri ka tri paraqitje dhe një gol.