Sport

Alcantara rezulton pozitiv me COVID-19

Descriptive Text

Liverpooli ka konfirmuar se mesfushori Thiago Alcantara ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai aktualisht është i izoluar duke ndjekur udhëizimet e nevojshme, transmeton KOHA.

“29 vjeçari, që mungoi në ndeshjen e së hënës ndaj Arsenalit, ka shfaqur simptoma të vogla të virusit por është me shëndet të mirë dhe po përmirësohet. Klubi ka ndjekur dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjitha protokollet për COVID-19 dhe Thiago do të vazhdojë të mbetet në vetizolim për periudhën e kërkuar”, thuhet në konfirmimin e Liverpoolit.

Alcantara u bashkua në këtë afat kalimtar me Liverpoolin nga Bayerni i Munichut, derisa ka vetëm një paraqitje, në ndeshjen ndaj Chelseat në Premier Ligë.