Sport

Manchester Unitedi nuk dorëzohet për Sanchon

Descriptive Text

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë për sulmuesin Jadon Sancho.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” do të jenë duke përgatitur ofertën e fundit për sulmuesin e Dortmundit.

Krerët e klubit anglez thuhet se do të ofrojnë 90 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e talentit anglez, transmeton KOHA.

Sancho është lidhur gjatë gjithë afatit kalimtar me një kalim tek Unitedi.

Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023. Ai te klubi gjerman u transferua nga Manchester City në vitin 2017 për shtatë milionë euro.