Sport

Fati po tregon se ka jetë te Barcelona edhe pas Messit

Descriptive Text

Lionel Messi ka pushtuar qendrën e vëmendjes këtë verë, ndërsa ka tentuar të largohet nga Barcelona. Por sot është folur për një lojtar tjetër të Barcelonës, ka shkruar agjencia Reuters.

Ndonëse është vetëm 17-vjeçare, shumë pritet nga Ansu Fati dhe ai nuk ka zhgënjyer, duke shkëlqyer të dielën mbrëma në fitoren 4:0 të Barcelonës ndaj Villarrealit.

Shumë kanë hamendësuar se si do të jetë në “Camp Nou” kur Messi më në fund të largohet. Argjentinasi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, ndërsa Fati ka nisur të tregojë se si do të jetë e ardhmja te Barcelona.

Ai realizoi dy gola në 20 minutat e parë të ndeshjes ndaj Villarrealit, ndërsa nxorri edhe penalltinë, por Messi nuk ia dha rastin të realizonte “hat-trickun” e parë, duke gjuajtur ai penalltinë dhe shënuar.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka vlerësuar lartë Ansu Fatin pas ndeshjes.

“Ne duhet të jemi të qetë, por e dimë se qfarë talenti është ai. Ai është i jashtëzakonshëm. Duhet ta lëmë të luajë lojën e tij”, ka thënë Busquets.

Më inkurajuese për tifozët e Barcelonës është se nën drejtimin e trajnerit të ri Ronald Koeman, varësia e klubit nga Messi duket dukshëm më e vogël.

Messi shumë pak luajti rol në 20 minutat e parë, duke prekur topin vetëm gjashtë herë, ndërsa Fati ishte shkatërrues nga krahu i majtë.