Sport

Barcelona “blindon” Ansu Fatin me klauzolë prej 400 milionë euro

Barcelona e ka regjistruar Ansu Fatin si lojtar të ekipit senior, duke e regjistruar në Federatë si njëri prej 25 futbollistëve të saj për sezonin 2020/21.

Në kontratën e tij të fundit ishte përfshirë se kjo përfshirje në ekipin e parë nënkputon se klauzola e tij do të rritet nga 170 në 400 milionë euro, transmeton KOHA shkrimin e Marcas.

Megjithatë, kontrata e tij skadon më 2022 dhe nuk ka ndryshime në pagën e tij.

Kjo për shkak se Ansu Fati është nën moshën 18 vjeçare dhe nuk mund të nënshkruajë kontratë më të gjatë se tre vjeçare, që do të thotë se Barcelona nuk mund të aktivizojë në mënyrë të njëanshme vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet të tjera, që ishte diskutuar më parë.

Prandaj, negociatat për kontratën e re të 17 vjeçarit pritet të fillojnë së shpejti, me sulmuesin që ka punësuar Jorge Mendesin si agjent të tij.

Ai më parë përfaqësohej nga vëllai i Leo Messit, Rodrigo, por Mendes tashmë është agjenti i tij qe një muaj dhe dy javë më parë ka diskutuar me drejtorët e Barcelonës të ardhmen e Ansu Fatit.