Sport

Tottenhami interesohet për Lingardin

Jesse Lingard do të largohet nga Manchester Unitedi. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit ia kanë bërë me dije sulmuesit se nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ri.

Interesim për 27-vjeçarin ka shprehur Tottenhami. Trajneri Jose Mourinho e dëshiron sulmuesin anglez me të cilin ka punuar te Manchester Unitedi.

Lingard së fundi është lënë jashtë edhe në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

27-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e kuq”.