Sport

Kosova nis përgatitjet me mungesë të lojtarëve dhe të përkrahjes

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i nisi me mungesa përgatitjet për ndeshjen kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018", kundër Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në stërvitjen e parë të Kosovës para ndeshjes me Turqinë, që zhvillohet të dielën në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, munguan mbrojtësi i krahut, Benjamin Kololli, dhe mesfushori Valon Berisha. I ndarë nga grupi, në stërvitjen e zhvilluar të martën në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq, punoi edhe portieri Samir Ujkani.

Për Ujkanin e Berishën ka ende shpresë se mund të luajnë, por jo edhe për Kolollin. Në stërvitje mungoi edhe portieri i tretë, Bledar Hajdini. Hajdini ka munguar për shkak të kompletimit të dokumentacionit për t'u pajisur me vizë, meqë me klubin e tij Trepça '89 do të përgatitet në Slloveni për të marrë pjesë më pas në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.