Sport

Tottenhami favorit për transferimin e Balet

Tottenham Hotspur është favorit për të siguruar shërbimet e Gareth Balet.

Sipas mediave angleze, skuadra e udhëhequr nga trajneri Jose Mourinho është gati të dërgojë ofertën për uellsianin.

Bale pritet të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar. Interesim për 31-vjeçarin ka shprehur edhe Manchester Unitedi. Madrilenët për ta liruar lojtarin po kërkojnë mbi 50 milionë euro.