Paulo Dybala do të mbetet në Juventus. Menaxheri i lojtarit Jorge Antun ka arritur në Torino për të diskutuar detajet e fundit të kontratës së re të argjentinasit.
Drejtuesit e klubit nga Serie A ka kohë që janë në negociata me Dybalan për vazhdimin e kontratës.
Juventusi i ka ofruar pagë rreth 10 milionë euro dhe kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në Torino deri në vitin 2025.
Dybala është pjesë e “Zonjës së Vjetër”, që nga viti 2015 kur u transferua nga Palermo.
-
15 shtator 2020 18:58
-
Shpërndaje në: