Sport

Romelu Lukaku ka marrëveshje me një klub

Top-golashënuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, ka thënë të martën se ka vendosur se ku do të luajë edicionin e ardhshëm, dhe se ka arritur marrëveshje me një klub tjetër, por pa bërë të ditur ndonjë emër.

Lukaku i cili te Evertoni u transferua në vitin 2014-të, kohëve të fundit është lidhur ngushtë për një kalim te Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munich.

“Menaxheri im dhe unë e dimë se çfarë do të ndodhë. Jam i qetë dhe kemi arritur po ashtu marrëveshje me një klub”, ka thënë belgu 24-vjeçar për Sky Sports.

Lukaku ishte golashënuesi më i mirë i Evertonit edicionin e kaluar me 25 të shënuar në 36 paraqitje në Premierligë.

Ai e ndihmoi ekipin e tij ta siguronte vendin e shtatë, por në muajin mars refuzoi të nënshkruajë kontratë të re për qëndrim në Goodison Park.

Menaxheri i tij Mino Raiola javën që shkoi, tha se do ta lë Lukakun të largohet nga klubi, vetëm nëse mbërrin një ofertë prej 114 milionë eurosh.