Sport

Milani rikthehet te Aubameyangu

Milani është rikthyer te dëshira e kamotshme Pierre-Emerick Aubameyang, pasi rruga për transferimin e Alvaro Moratës në Milano është mjaft e vështirë.

Sipas të përditshmeve italiane, “Rosonerët” kanë rritur interesimin për sulmuesin e Dortmundit, duke i ofruar lojtarit 8 milionë euro në sezon.

Për sulmuesin nga Gaboni është raportuar se ishte afër kalimit te PSG-ja, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Drejtuesit e rinj kinezë janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro në drejtim të “Milionerëve” nga Bundesliga.

27-vjeçari mbylli një sezon fantastik te “verdhezinjtë”, duke realizuar plot 31 gola.