Sport

Ahmeti: Ballkani, Gjilani dhe Feronikeli kanë egon për t’u shpallur kampion

Ish-futbollisti i disa skuadrave në Kosovë, Bashkim Ahmeti i sheh Ballkanin, Gjilanin dhe Feronikelin si favorit kryesor për titull të kampionit.

Trajneri i futbollit Ahmeti thotë se të tria skuadrat kanë egon për t’u shpallur kampion të edicionit 2020/2021, që është shtyrë të nisë në fundjavën e ardhshme.

“Mendoj se Ballkani Gjilani dhe Feronikeli janë favorit kryesor për titull, sepse e kanë egon, që i mungon të tjerave. Drita e ka ekipin, por ndoshta u mungon ‘dëshira’ për t’u bërë sërish kampione”, ka thënë Ahmeti. Ahmeti në të kaluarën ka luajtur për Dritën. Karrierë ka bërë edhe te Prishtina dhe 2 Korriku.