Sport

Sejdiu: Edhe mua më është kërkuar t’ua garantoj titullin, nuk kam pranuar

Trajneri i futbollit, Gani Sejdiu nuk ka dashur ta zbuloj se për cilën skuadër bëhet fjalë. Por, ai ka thënë se një klub i Superligës i ka kërkuar që t’ia garantoj titullin e dytë rresht.

Por, ai ka thënë se një gjë të tillë nuk ka pranuar, meqë sipas tij, nuk është profesionale.

“Pasi i kam bërë kampion dhe kampion vjeshtor, mua më kanë kërkuar garanci se a na bën kampion. Edhe atëherë nuk kam guxuar të garantoj. Nuk është normale”, ka thënë Sejdiu. Sejdiu ka dalë kampion me Trepçën dhe së fundi Feronikelin.