Sport

Nuhiu: Të bashkuar synojmë ta mposhtin Sileksin

Trajneri shqiptar i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e Sileksit ka treguar paraqitje të mira edicionin e kaluar dhe këtë edicion në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.

Por, Nuhiu ka thënë se gjasat janë të mira që Drita të kaloj në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Një gjë e tillë, sipas Nuhiut mund të arrihet duke qenë të bashkuar.

“Ne jemi disa ditë në Durrës në përgatitje, kemi kushte të mira dhe jemi munduar t’i bëjmë përgatitjet e fundit kundër Sileksit. Jemi munduar që të jemi të bashkuar dhe të jemi të kujdesshëm të mos përsëritet ajo që na ndodhi në Zvicër. Në Maqedoni ka filluar kampionati dhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit po luajnë mirë. Ne duhet të mbrohemi dhe të sulmojmë së bashku për të ecur tutje”, ka thënë Nuhiu në emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total. Drita të enjten do të përballet kundër Sileksit në Shkup, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës. “Nesër do të testohemi në Shqipëri, të martën kthehemi në Kosovë, derisa të mërkurën kemi një stërvitje në Shkup para ndeshjes”.