Sport

Milik arrin marrëveshje me Romën

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik ka arritur marrëveshje me Romën, njoftojnë mediumet italiane. Roma është duke negociuar me Napolin për shifrën e dëmshpërblimit.

Milikut i është ofruar nga Roma një kontratë me pagë vjetore pesë milionë euro plus bonuse. Por deri te finalizimit i transferimit ka mbetur arritja e marrëveshjes mes dy klubeve. Milik 26-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai te Napoli ishte transferuar nga Ajaxi në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro.