Sport

Muriqi në Itali, së shpejti firmos me Lazion

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi tashmë është në Itali, kanë njoftuar mediat italiane të dielën. Muriqi pak pas orës 14:00 ka arritur në Romë, ndërsa së shpejti do të firmos me Lazion.

Muriqi ka shkëlqyer te Fenerbahçe në Superligën e Turqisë dhe tashmë po bën hapin para në karrierë, duke kaluar te Lazio e Serie A. Rreth 18 milionë euro pritet të kushtojë transferimi i tij, pa llogaritur bonuset.