Sport

Milani kompleton transferimin e Rebiqit

Descriptive Text

Milani ka njoftuar zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Ante Rebiqit nga Eintracht Frankufrti.

Kroati ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 te Milani.

Ky transferim u kompletua në formë permanente, pasi lojtari fillimisht ishte huazuar verën e shkuar për dy sezone.

27-vjeçari ka shkëlqyer sezonin e shkuar në San Siro. Sulmuesi ka realizuar 12 gola në 30 paraqitje si dhe ka asistuar katër herë.