Sport

Ngecin bisedimet mes Milanit e Donnarummas

Portieri Gianluigi Donnarumma dhe skuadra e Milanit kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Portierit italian, që kontrata i skadon në vitin 2021, i është ofruar kontratë e re nga drejtuesit e klubit kuqezi, transmeton KOHA.

Menaxheri i portierit, Mino Raiola thuhet se ua ka bërë me dije krerëve të klubit se për të mbetur në “San Siro”, Donnarumma kërkon pagë rreth 10 milionë euro në sezon.

Aktualisht portieri italian fiton rreth gjashtë milionë euro në sezon. 21-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021.